Një banesë ka marrë flakë në Pogradec si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi dy katëshe në lagjen nr 1 të qytetit të Pogradecit.
Ka marrë flakë kati i parë i banesës dy katëshe si dhe ka pësuar dëmtime pronari i shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 6:00 të mëngjesit. Në banesë kanë qenë dy bashkëshortet.
I dëmtuar ka mbetur vetëm i zoti i shtëpisë pasi bashkëshortja ndodhej në katin e dytë, kat i cili nuk është dëmtuar.
Informacione paraprake:
Në Korçë, rreth orës 02:15, në lagjen nr. 12, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur pjesa e përparme e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. L., rreth 74 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Pas ndërhyrjes së shërbimit të zjarrfikëses, zjarri është fikur.
Në Pogradec, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Y. L., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Pogradecit.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve të mësipërme.
Top Channel