16/01 20:48
Moti është shfaqur surprizues në Itali, ku në rajonet alpine ka filluar të bie dëborë, pavarësisht faktit që jemi në kulim e verës.
Vala e motit të keq që ka mbizotëruar në Lombardi ditët e fundit, ka bërë që të ndikojnë edhe në rajonin e Pass Stevios, në kufirin midis Lombardisë dhe Tirolit të Jugut.
Që nga mbrëmja e djeshme (e hënë 3 gusht) “flokët” e dëborës kanë zbardhur rrugët dhe gjithashtu tarracën e hotelit Pirovano, i cili gjendet në lartësinë mbidetare rreth 3000 metra.
Mediat italiane e kanë cilësuar normale këtë fenomen, por të shohësh dëborë në muajin gusht është pamje tejet interesante.
Top Channel