Skënder Gega rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti dhe merr drejtimin e Kukësit.
Këtë të hënë u bë edhe prezantimi i trajnerit të ri të nënkampionëve të vendin ku përkrah Skënder Gegës ishte edhe Drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi.
Në konferencën për shtyp, Gega nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë aventurë të re të tij.
Skënder Gega ka firmosur me Kukësin një kontratë 1 vjecare, por tekniku preferoi të mos flasë për kohëzgjatjen e saj, por për objektivat e Kukësit duke nisur që nga Europa League.
Sigurisht merkato e transferimeve ishte një prej temave të prekura nga trajneri i ri i skuadrës verilindore teksa premtoi se ai nuk do të marrë asnjë prej futbollistëve nga ish skuadra e tij, Partizani.
Në fund, Gega foli për titullin kampion të fituar nga Tirana, duke pranuar se bardheblutë e merituan këtë sukses.
Skënder Gega do të nisë punën me Kukësin me ndeshjet e turit të parë eliminator të Europa League që do të luhet në 27 gusht.
Top Channel