Ndryshon dëshmia për vdekjen e futbollistit 16-vjeçar, babai i tij: Nuk ishte plumb qorr, e qëlluan në kokë, në shtëpi 06/11 20:36
E shtuna e 1 gushtit do të mbahet mend për futbollistin shqiptar, Xhiakomo Vrioni pasi 21-vjeçari i cili ka shkëlqyer te skuadra e Juventusit U23, ka debutuar në ekipin e parë të drejtuar nga Sarri në ndeshjen kundër Romës.
Futbollisti i të rinjve të Juventusit zëvendësoi veteranin Gonzalo Higuain 11 minuta nga fundi i lojës kundër Romës.
Ai ishte grumbulluar disa herë gjatë kësaj periudhe nga tekniku Mauricio Sarri.
Vrioni me të drejtë nuk mund ta largonte dot buzëqeshjen nga fytyra e tij, që është një tregues i qartë i rëndësisë që ka ky debutim për lojtarin e shpresave kuqezi.
Top Channel