Elbasan/ Qytetarët falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin në qendër të qytetit

31/07/2020 08:20

Dita e sotme është e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin.

Besimtarët e kanë nisur këtë ditë me faljen e namazit duke respektuar masat e marra në kuadër të pandemisë.

Në Elbasan qytetarët e kanë bërë faljen e namazit në sheshin në qendër të qytetit.

Ndërkohë në Tiranë ceremonia qëndrore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa Hytbeja e Kurbanit në 06:35.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon për besimtarët e fesë islame sakfricën e bërë nga njeriu për të fituar faljen, mëshirën dhe shpërblimin e zotit.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel