Arti në pandemi/ Tokio në pritje të vizitorëve

31/07/2020 14:13

Është një ekspozitë shumë e vlerësuar, që mban punime të disa prej emrave më të mëdhenj në Japoni.

Por, a do të duan njerëzit të shkojnë në një galeri në mesin e pandemisë globale të koronavirusit. Kjo është pyetja që i rëndon drejtorit të muzeut të artit Mori në japoni që do të rihapet tani pas pesë muajsh mbyllur, me një prej ekspozitave të profilit më të lartë në vite të tëra.

Ekspozita duhej të hapej në prill, të qëndronte e hapur gjatë verës dhe të tërhiqte vizitorë në vendin ku do të mbahen lojërat olimpike, me vepra të figurave të njohura të artit japonez si Takashi Murakami dhe Jajoi Kusama.

Por, koronavirusi shtyu me një vit lojërat dhe muzeu mbylli dyert në shkurt kur infektimet u shtuan në japoni.

E në këtë situatë, është shumë e vështirë të menaxhohet një muze. Ekspozita do të hapet pavarësisht sfidave dhe pavarësisht se guvernatori i Tokjos ka paralajmëruar për një valë të dytë infektimesh në kryeqytet. Japonia ka regjistruar në total 33 mijë raste të koronavirusit dhe pak mbi 1000 viktima. Por Tokjo së fundmi po njeh një rritje të shifrave dhe autoritetet kanë paralajmëruar se më shumë masa do të nevojiten nëse infeksionet vazhdojnë të përhapen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA