Këshilli Politik/ Palët ende larg konsensusit, PS refuzon propozimin e opozitës jashtëparlamentare

29/07/2020 20:58

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë me dije se PS refuzon propozimin e opozitës, qe sipas  saj mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Vasili kanë theksuar ne mbledhje se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli.

Opozita më herët  ka paralajmëruar se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyç për hapjen e negociatave.

Nga ana tjetër mazhoranca këmbëngul se ndryshimet kushtetuese mundësojnë hapjen e listave dhe nuk prekin koalicionet.

vijon..

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA