Pekini i përgjigjet Pompeos: Deti i Kinës Jugore nuk është Hawaii i SHBA

28/07/2020 19:43

Kina tha sot në kundërshtim të përfshirjes së Uashingtonit në çështjet e saj detare rajonale, se Deti i Kinës Jugore nuk është Hawaii, dhe se “tentativat e destabilizimit të rajonit do të dështojnë”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin, foli në kundërpërgjigje të akuzave të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo i cili tha se “Deti i Kinës Jugore nuk është perandoria detare e Pekinit”.

Wang shtoi se Kina nuk i ka shtuar asnjëherë pretendimet e saj për rajonin dhe ka zbatuar ligjet ndërkombëtare duke punuar me të gjitha palët për zgjidhjen e mosmarrveshjeve me anë të negocjatave.

SHBA ka dërguar kohët e fundit në rajon nëndetëset USS Nimitz dhe USS Ronald Reagan për manovra detare, teksa edhe Kina po kryen manovra ushtarake në rajon.

Wang nxiti SHBA të mos përdorë detin e Kinës Jugore për të krijuar konflikte.

“Ne duhet t’i themi Pompeos se Deti i Kinës Jugore nuk është Hawaii i SHBA. Vendet në rajon dhe ata që duan paqen nuk duhet të lejojnë politikanët amerikanë të përziejnë çështjen,” tha Wang, duke bërë thirrje që vendet e rajonin të punojnë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha dje se vendi i tij nuk do të zgjedhë palë në çeshtjet e detit të Kinës Jugore.

FOTO GALERI
1/4
Flota kineze ne manovrat e 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA