Elseid Hysaj gjen golin e tij të parë me Napolin në Serinë A. Në ndeshjet e 152-të me napolitanët në elitën e futbollit italian, përballë Sassuolos (2-0), 26-vjeçari shkodran tundi rrjetën në minutën e 8-të me një goditje nga jashtë zonës, që gjeti të papërgatitur portierin Consigli. Ky ishte finalizimi i parë i shkodranit në elitën e futbollit italian (një sezon në Serinë e ka zhvilluar me Empolin).

Një gol mjaft domethënës për anësorin kuqezi, i cili në këtë moment të karrierës së tij duhet të vendosë nëse do të largohet nga Napoli apo do të rinovojë kontratën.

Hysaj po rigjen veten në pjesën e dytë të sezonit me Gattuson trajner. Në ndeshjen me Sassuolon tekniku sicilian e ka preferuar titullar, por jo në rolin e tij të parë si anësor i djathtë por e vendosi në krahun e majtë.

Sa i përket kronikës së sfidës, Sassuolo rezultoi e pafat, pasi iu anuluan plot tre gola për pozicion jashtë loje (Djuricicit, Caputos dhe Berardit). Në fund të takimit Politano, i shërbyer nga Hysaj, humbi një rast të pastër, me topin që u kthye nga shtylla, gjithsesi shënoi në shtesë me Allan duke fituar me rezultatin 2-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA