Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar, ish-presidenti Bamir Topi. I pyetur nga gazetari Dyrnjaja për rikthimin në Partinë Demokratike, Topi ju përgjigj se deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Denis Dyrnjaja: Lulzim Basha mendohet që është rivali i Ramës për kryeministër. Flitet për një hapje të Partisë Demokratike, ju kanë telefonuar, ju kanë thënë gjë që neve jemi të interesuar për t’iu kthyer si individ dhe figurë të rëndësishme e Partisë Demokratike. Keni pasur kontakte?
Bamir Topi: Jo, specifikisht telefonat jo, por ambienti natyrisht është sensibël. Si po pyesni ju pyesin edhe të tjerët.
Denis Dyrnjaja: Pra a po hapet Partia Demokratike realisht, është pyetja më ndryshe ndoshta që duhesh bërë.
Bamir Topi: Nuk mund ta them sepse nuk jam afër. Por që në këndvështrimin tim, hapja do të hamendësonte vërtetë një transparencë absolute në nevojën për rotacion politik. Të mendosh që është dikush që frenon rotacionin dhe duke dalë gjithmonë shpëtimtar i situatës, unë mendoj që është nevojë e një reflektimi dhe reagimi masiv. Këtë i dashur Denis, qoftë edhe si intelektual, si qytetar, si politikan, si ish kryetar shteti, absolutisht nuk mund ta pranoj. Zëri im do të vijë duke u forcuar dhe jo në interes për asgjë. Në interes të nevojës që ky vend të ketë një demokraci të pranueshme dhe të ketë institucione.
Top Channel