Pas shumë diskutimesh për ndryshimet në pankinë, pas oshilacioneve në rezultate e drejtuesve të lodhur nga 2 pikët në 3 ndeshje, Juventus u rikthye të fitojë duke bërë një hap konkret drejt rikonfirmimit në fron in e Serisë A.
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe bardhezinjtë ndoshta mund të festojnë titullin që këtë javë kur të luajnë në fushën e Udinezes të enjten.
Trajneri Mauricio Sarri e di mirë se në këtë pikë të sezonit nuk duhen shpërqendrime, por titulli i tij i parë me Juven është pranë, presioni ndaj kreut është lehtësuar dhe distanca është më komode. Inter dhe Atalanta nuk trembin më kampionët e Italisë dhe shanset për të mbyllur praktikën 4 ndeshje nga fundi, janë reale.
Nëse Juventus fiton ndaj friulanëve dhe Inter nuk e mund Fiorentinën këtë të martë, kampionati mbetet te Zonja e Vjetër. Kjo do të ndodhë edhe nëse Juventus barazon me Udinezen, dhe Inter humb sfidën ndaj Fiorentinës.
Top Channel