Irani ekzekuton agjentin e SHBA, Izraelit që spiunoi gjeneral Soleimanin

20/07/2020 18:48

Irani tha sot se ka ekzekutuar një agjent të CIA-s dhe Mossad-it izraelit që u shpall fajtor për vepra spiunazhi, përfshi dhe vendndodhjen e komandantit iranian Gjeneral Kassem Soleimani që u vra në Irak nga SHBA.

Mediat iraniane thanë se Mahmoud Mousavi Majd u ekzekutua sot herët pasi dënimi me vdekje ishte dhënë më 9 qershor.

Agjencia iraniane e lajmeve Mizan Online tha se Majd ishte shpallur fajtor për spiunazh kundër komandantit të Gardës republikane dhe figurave të tjera të ushtrisë, për t’i raportuar ato te CIA e Mossad.

Gjeneral Soleimani u vra në një sulm ajror të SHBA pranë aeroportit të Bagdadit më 3 janar, së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis, gjeneral i ushtrisë irakene dhe disa shoqërues të tyre.

Mizan tha se spiuni ishte vendosur në Siri me familjen e tij prej aktivitetit të biznesit të babait të tij, duke punuar si përkthyer me një kompaninë kishte lidhje me Iranin.

Ai kishte krijuar më tej lidhje me këshilltarët ushtarakë iranianë dhe më pas kishte kontaktuar me një operativ të CIA-s të Azisë jugperëndimore.

FOTO GALERI
2/4
Majd ishte shpallur fajtor për spiunazh kundër komandantit të Gardës republikane dhe figurave të tjera të ushtrisë, për t’i raportuar ato te CIA e Mossad.

Top Channel