Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste
As koronavirusi nuk arriti të mposhte dashurinë për më shumë se 60 vite, të dy të moshuarve në Britaninë e Madhe.
Gillian England, 88 vjeç dhe bashkëshorti i saj 91-vjeçar Micheal, kaluan tre javë në spital pasi iu shfaqën simptoma të COVID-19. Bëhet e ditur që gjendja shëndetësore e çiftit nisi të rikuperohej dhe ata tashmë do ta vazhdojnë trajtimin nga shtëpia. Sipas mjekëve, forca e tyre për përballimin e sëmundjes, buronte nga dashuria që kishin për njëri-tjetrin. Pasi kanë lënë pas krahëve sëmundjen, familjarët dhe vetë çifti kanë falenderuar mjekët dhe infermierët që u kujdesën për ta.
“Falenderoj stafin mjekësor që u kujdes për mua dhe bashkëshortin. Jam vërtet e lumtur që arritëm të shërohem”, tha Gillian.
Top Channel