Real, titulli i radhës/ Numrat e kampionëve të Spanjës

17/07/2020 13:02

Për herë të 34-t në histori, Reali i Madridit u shpall kampion i Spanjës në futboll, dhe ky ishte titulli i parë pas largimit të Kristiano Ronaldos. Shumëkush e cilëson suksesin e këtij sezoni të gjymtuar nga pandemia, meritë të trajnerit Zinedin Zidan.

Njeriu që shkëlqeu me fanellën e Blankos, tani po impresionon në herën e dytë në stolin e kryeqytetasve dhe numrat i japin të drejtë. Francezi ka fituar 11 trofe në dy aventurat si trajner te Reali i Madridit, fillimisht nga janari 2016 për dy vjet me radhë, dhe periudha aktuale që ka nisur në mars të viti 2019. mesatarja e trofeve të Zinedin Zidan te Reali është impresionuese, një kupë cdo 19 ndeshje.

Kur Merenges u futën në “lockdown” për shkak të koronavirusit, Reali ishte 2 pikë më pak se Barcelona. Por tani doli me 7 pikë më shumë duke fituar 10 ndeshje në po kaq tentativa. Zizu e fitoi titullin pa Ronaldon e larguar, dhe pa Hazard që presupozohej se do ta zëvendësonte portugezin por u [përndoq nga dëmtimet.

trajneri ka meritën se rigjeneroi gardën e vjetër me moshën më shumë se 32-vjeçare. Fakt është që 8 prej lojtarëve të titullit janë ata që triumfuan në finalen e Champions në 2016 ndaj Atletikos, trisi i parë fitues i këtij turneu mitik kontinental.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA