Deklaratat e Wadephul/ Rama: Miku i Bashës u nxitua, zhvleftëson Kuvendin! Nuk i kemi premtuar Bundestagut si kusht lumturinë e tij!

15/07/2020 13:28

Zv.kryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul tha dje se “Tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve. Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit”.

Këtë deklaratë të tij në komunikimin që kryeministri Edi Rama po mban për mediat i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tha:

“Gjermania është pikë referimi për ato çfarë mishëron për funksionimin e demokracisë, lokomotivë e fuqishme që udhëheq Evropën. Deklarimi i djeshëm i Wadephul i nxituar, është mik i Bashës por dhe i imi. E çmoj shumë përpjekjet e tij, ato se çfarë ka shpenzuar ai për vendin nuk ia hedh poshtë por ajo e djeshmja zhvleftëson kuvendin. Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për ta ndaluar Kuvendin të shkojë përtej saj.

Në planin etik zhgënjyes, duhet të flitet me fakte, ai nuk e ka sajuar por e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet , kjo është e pavërtetë, ato thjesht do jenë si në çdo vend evropian , ku partitë kanë të drejtë të grupohen si duan, siç e bën dhe partia e tij. Në planin politik, mbanë anën e opozitës.

Dua të merrem me thelbin më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm vihet në pikëpyetje edhe pikëpamja për negociata, por Bundestagu s’na kanë vënë kusht të bëjmë të lumtur Bashën. Bundestagu dhe KE i kanë kërkuar vendit miratimin e një reforme elektorale dhe pikë, nuk duhet të gjykohet vendi në bazë të fjalëve dhe anësive politike, por duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve.

Nuk jam penduar që ne e pritëm në pafundësi opozitën jashtë në tryezë që e shtyu shumë procesin për realizimin e kësaj reforme”, tha Rama.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/14/terhiquni-nga-ndryshimet-kushtetuese-kercenimi-nga-bundestagu-gjerman-bllokojme-hapjen-e-negociatave-me-be/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA