“Politika amerikane nuk është mikrofoni i tryezave”, ja si e shpjegon avokat Ngjela qëndrimin e ambasadores Kim

14/07/2020 18:29

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Gjatë fjalë së tij, avokati foli mbi rolin e ambasadores amerikane Yuri Kim, në marrëveshjen politike të 5 qershorit, si edhe shpjegoi marrëdhëniet e saj me dy liderët e partive kryesore në vend.

Denis Dyrnjaja: Ambasadorja Amerikane është një aktore e rëndësishme në këto zhvillime që kanë ndodhur në Shqipëri, për shkak se tha disa ditë më parë, që marrëveshja e pesë qershorit, ashtu siç është arritur duhet të miratohet në parlament. Një mesazh i qartë dhe për Ramën, që duhet të mos lëvizësh nga ky pakt politik që e ke firmosur vetë.

Spartak Ngjela: Politika është underground (e nëndheshme), nuk është në mikrofonin e tryezës. Ashtu e dini politikën ju në mikrofonin e tryezës. Rama kur doli pranoi listat, ishte ta kapje nga hunda i binin të fikët. S’del Rama me lista të hapura tani, ja kanë bërë këtë kompromis. Ka ikur dhe i ka thënë ndërkombëtarëve jo s’vijnë ata. Ore çështja qëndron këtu, nuk është problemi që janë vetëm të korruptuar, këta kanë armiqësi me popullin shqiptar.

Denis Dyrnjaja: Po populli voton ndërkohë.

Spartak Ngjela: Kush e dinë votat i numërojnë ata. E tha Stalini atë, humbe i thonë Stalinit. I bënë votimet dhe vajtën i thanë Stalinit, humbëm i thanë. Kujt i thua humbëm tha, ata kanë të drejtë të votojnë për të numëruar kemi të drejtë ne. Ku kanë fituar njëherë këta.

Denis Dyrnjaja: A po mbështet ambasadorja Lulzim Bashën.

Spartak Ngjela: Shenjat që shoh unë, ambasadorja mirë e bën, ka sjellje të mirë derisa të fillojë furtuna. Kur të fillojë furtuna do të thotë e ka ligji në dorë. Nuk mund të flasë ambasadorja në momente kur nuk ka filluar reforma anti-korrupsion.

Të gjithë reformën anti-korrupsion, nuk e drejtojmë ne, e drejtojnë ndërkombëtarët. Ata e ndërtuan kushtetutën, ata i kanë bërë dhe ligjet, ata e bënë dhe SPAK-un, ata po bëjnë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, këta nxorën listat.

Unë mund t’iu them një gjë, nuk çajnë kokën fare ndërkombëtarët për ligjin elektoral. Ligjin Elektoral nuk e kanë pasur politika amerikane, e ka kërkuar BE-ja, sipas kërkesave të OHDIR-it. OHDIR-in se pranuan këta, sepse OHDIR-i kërkoi komisione të depolitizuara. Pra të mos jemi tek Stalini, që populli ka të drejtë të votojë, ndërsa ne të numërojmë, por të numërojë populli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA