Drejtuesit dhe lojtarët e Tiranës në FSHF para komisionit të etikës (FOTO)

14/07/2020 14:31

Ditën e sotme janë paraqitur Presidenti i ekipit të Tiranës Refik Halili, kapiteni Erando Karabeci, portieri Ilion Lika dhe Drejtori sportiv Arbi Laci, para komisionit të etikës ku po hetohet për ndeshjen Bylis-Tirana.

Ndeshja Bylis-Tirana është ndeshja e parë gjysmë finale e kupës, ku dyshohet për ndeshje të trukuar. Kujtojmë se ka një dosje në UEFA për këtë ndeshje të dyshuar si trukuar në kompanitë e basteve.

Të gjithë të sipër përmendurit janë thërritur sot që të deponojnë versionin e tyre për këtë ndeshje, për dyshimet që kanë, përpara komisionit të etikës, ku kryesisht janë avokatë penalist, siç është kryetari Fatmir Braka, Ardjan Leka avokat, Agron Kuliçaj.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel