Realizmi socialist është një nën-rryme e stilit realist në art që kishte për qëllim të përhapte doktrinën socialiste dhe komuniste, duke ndikuar në ndërgjegjen e qytetarëve dhe pikëpamjet e tyre mbi jetën.

Nuk duhet ngatërruar me realizmin social, një lloj arti që ka për qellim paraqitjen realiste të subjekteve me temë shoqërore.

Realizmi socialist ishte stili i miratuar i të gjithë shteteve socialiste, ku stile moderne si kubizmi dhe impresionizmi ishin të ndaluar, për shkak të lidhjes së tyre me “artin borgjez dekadent, të degjeneruar dhe pesimist”. Po ashtu, mendohej se këto forma të abstraguara arti nuk do të kuptoheshin nga proletariati ndaj nuk mund të përdoreshin nga shteti për propagandë. Realizmi socialist kishte impakt minimal jashtë vendeve socialiste e komuniste, ku konsiderohej si një mënyre totalitare e shtetit për të kontrolluar artistët.

Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.

Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951 autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore. Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar një hierarki të re kulturore e artistike.

Të Dhëna

Lloji i botimit Paper back
Fletët 232
ISBN 9789995635527
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë

Top Channel