Një 21-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në Shijak, pasi qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete.
Bëhet fjalë për G. M., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Top Channel