Nesër ndeshja Tirana-Kukësi/ Nëse fiton me 3 gola diferencë, ekipi kryeqytetas shpallet kampion

05/07/2020 21:15

Ditën e hënë do të luhet ndoshta finalja e kampionatit mes Tiranës dhe Kukësit, ku një fitore e bardhebluve mund t’i shpallë ata kampion për herë të 25-të në histori, 4 javë përpara mbylljes së kampionatit.

Rëndësia e kësaj ndeshjeje e ka bërë edhe trajnerin bardheblu Emnauel Egbo të mos e konsiderojë thjesht si një ndeshje radhe këtë përballje, po duke patur strategjinë e tij.

Ndërkohë humbja me Bylisin dhe aludimet për atë ndeshje  nuk kanë kaluar fare pa pasoja, por Egbo shmang çdo koment të tepër duke theksuar se Tirana do të kalojë në finale të kupës.

Nga ana tjetër, Orges Shehi është i vetëdijshëm se për të qëndruar ende në garë për titullin deri në fund edhe pse 9 pikë prapa Tiranës në këto momente, i duhet me doemos fitorja.

Bardheblutë shpallen kampion ditën e hënë nëse fitojnë përball Kukësit me 3 gola diferencë, ndërkohë që me 2 gola diferencë vendos golavarazhi dhe me një gol do të shtyhet për ndeshjet e ardhshme. Ndërkohë një ndeshje tjetër e rëndësishme që do të luhet ditën e hënë do të jetë ajo mes Teutës dhe Skëndërbeut, një duel për vendet e zonës evropiane, një objektiv më i vlefshëm sigurisht për Teutës, duke qenë se korçarët nuk janë të licensuar për ndeshjet evropiane, plus edhe dënimi.

Ndërkohë ndeshja tjetër që mbyll javën e 32-të të Superligës është ajo mes Bylisit dhe Partizanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA