Arsenali merr fitoren e tretë radhazi dhe rikthehet në garë për Europën

04/07/2020 20:39

Arsenali i Mikel Artetës ka filluar të funksionojë mirë, pasi sot mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, numër ky që shkon në katër nëse llogaritet edhe ndeshja çerekfinale e FA Cup përballë Sheffield United.

Mbrëmjen e sotme “topçinjtë’ e Londrës triumfuan me rezultatin 0-2 përballë Wolverhamptonit, një skuadër rivale direkte për një vend në kupat europiane dhe me këtë fitore ngjiten në kuotën e 49 pikëve, në vendin e shtatë të renditjes.

Sulmuesi 18-vjeçar Bukayo Saka zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të për Arsenalin, ndërsa pak para vërshëllimës finale të arbitrit ishte francezi Lacazette ai që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur suksesin në transfertë.

Ndonëse ende 6 pikë larg vendit të pestë që të çon në Europa league, Arsaenali tani është plotësisht në garë, pasi ka edhe 5 ndeshje në dispozicion për të rikuperuar, duke filluar nga data 7 korrik kur do të përballet me një tjetër rival direkt, Leicesterin e vendit të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA