Viti shkollor u mbyll me shumë sfida, por dhe me një bilanc tronditës të abuzimeve seksuale brenda ambienteve të shkollave.
“Jam krenare për të gjitha vajzat që denoncojnë. Duhet të ndryshojmë kulturën, të parandalojmë”, u shpreh Shahini.
Por rasti më i fundit i abuzimit të të miturës nga ish-roja i shkollës, edhe pse dihej nga të gjithë nuk mori zgjidhje.
Në këtë shkresë të datës 24 tetor të vitit 2019, 7 nxënëse të gjimnazit pranë shkollës 9-vjeçare ku ndodhi përdhunimi i 15-vjeçares, i treguan që më parë psikologes shqetësimet ndaj ish-rojes Abaz Doga, e më pas oficerja e sigurisë e përcolli shqetësimin te autoritetet arsimore dhe policore. Por ministrja e Arsimit e pyetur nga Top Channel në konferencën për shtyp mohoi dijeninë.
Ndërsa në përmbledhjen për mbylljen e këtij viti shkollor që ministrja e Arsimit e cilësoi si më të vështirin prezantoi edhe mënyrën si do të zhvillohet ai pasardhës, që nis në 14 shtator.
Por pjesë e ndryshimit do të përfshihen edhe maturantët, të cilët nëse gjatë provimeve vlerësohen me nota më ulëta se në shkollë do të ketë masa. Deri në fund të 2020-s planifikohet të ndërtohen 58 shkolla të dëmtuara nga tërmeti.
Top Channel