Dhunë ndaj të atit të moshuar/ Arrestohet 51-vjeçari në Kuçovë, shkeli urdhrin e mbrojtjes
29/06/2020 09:48
Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Berat.
Bëhet fjalë për E. K., 51 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ka shkelur vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg të atit, shtetasit N. K., 76 vjeç, banues në Kuçovë.
Shtetasi N. K. që prej gushtit të vitit 2019 ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, pasi djali i tij, shtetasi E. K. ushtronte dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Top Channel