Japonia ka disa dyshime për shëndetin e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, edhe pse ai është parë në publik disa herë kohet e fundit. Ministri i Mbrojtjes në Japoni, Taro Kono, në një konferencë për mediat zbuloi dyshimet e vendit të tij në lidhje me shëndetin e diktatorit.
“Ka pasur lëvizje shumë të çuditshme në Korenë e Veriut, në të cilat thuhej se Kim po qëndronte larg vëmendjes mediatike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Korea ka raste të shtuara të koronavirusit, megjithëse autoritetet atje deri më tani kanë fshehur rastet. Nuk më lejohet të diskutoj për çështjet që kanë të bëjë me inteligjencën. Por ne kemi dyshimet tona”, u shpreh Kono.
Sakaq, dyshimet mbi shëndetin e diktatorit u shtuan kur ai nuk mori pjesë në festën e “Ditës së Diellit”, e cila është dhe ditëlindja e gjyshit të tij. Por gjithashtu spekulimet e ndoqën edhe kur ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian, në të cilën u përfol shumë në lidhje me vërtetësinë e fotove që vinin nga atje.
Top Channel