Përpara seancës së sotme parlamentare, Grupi Parlamentar i PS po zhvillon mbledhje grupi.
Burime nga grupi bëjnë me dije u zhvilluan debate në lidhje me kandidaturën e Arben Shehut për kreun e KLSH, pasi ka qëndrime pro dhe kundër mes socialistëve.
Ishin deputetët Erion Braçe, Bashkim Fino dhe Spartak Braho që kanë shprehur pakënaqësi ndaj kandidaturës se Arben Shehut. Megjithatë socialistët morën vendim për ta votuar Arben Shehun në seancën e ardhshme të parlamentit.
Kujtojmë se Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në KLSh dhe si një nga njohësit më të mirë të të drejtësisë penale me një eksperiencë mbi 16- vjeçare në jetën akademike.
Top Channel