Nga marrëdhënia treshe te lindja e Luçiferit/ Pas 6 muajsh, çifti i shumëpërfolur bashkohet sërish!

22/06/2020 14:23

Është padiskutim një ndër lidhjet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, ajo mes Egla Harxhit dhe fotografit Aleksander de Basseville.

Harxhi do të bëhej e njohur për publikun shqiptar fill pasi në vitin 2017 rrëmbeu kurorën e Miss Albania. Nga ana tjetër, partneri i saj, i njohur për të gjithë shqiptarët si princi i Libofshës u shfaq përkrah Eglës dhe dyshja u përfol për marrëdhënien e tyre, jetën e shtëpinë në Vilë Bashtovë, jetesën treshe me një tjetër femër, Alesian, ardhjen në jetë të Luçiferit, djalit të tyre e deri të përçarja dhe krisja e romancës.

Lajmi në fjalë pushtoi rrjetet sociale, mediat dhe siç thuhej e dukej, Egla dhe princi nuk po jetonin më bashkë. Harxhi pranoi publikisht asokohe ndarjen duke deklaruar:

“E vërteta është që nuk jemi më bashkë, por sigurisht ka një respekt reciprok. Balancat për hir të fëmijës duhen ruajtur.”

Por të ftuar sot në “Shqipëria Live”, dyshja e shumëpërfolur ka konfirmuar për herë të parë se pas 6 muajsh është rikthyer sërish. Ata u shprehën se kanë mundur të sqarohen, të lënë pas të shkuarën dhe të jenë gati për një fillim të ri.

Hedh poshtë aludimet, rrëfehet Egla Harxhi: “Jam aseksuale, e kundërta e asaj që keni parë në televizion!”

Egla Harxhi: “Jam nënë xheloze, për djalin nxjerr shotgun-in!”

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA