Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta Abaz Hoxha, gur themeli për identitetin tonë kulturor Në fillim të këtij viti historiania Pranvera Bogdani na paraqiti një botim të një studimi që ajo e kishte bërë në një moshë të hershme të saj.
Bëhet fjalë për gjurmët e Balshajve. Ky është një studim që mirfill ka kërkuar shumë kohë dhe punë, duke kërkuar në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Kroacisë dhe ne do të bisedojmë në lidhje me këtë studim me zonjën Pranvera Bogdani dhe ndër të tjera edhe për situatën që po jetojmë.
“Kuptojmë se shqiptarët nga 1350-1360 kishin një potencial dhe u organizuan si shtet me të njejtin nivel dhe dimension me shtetet e tjera ballkanike. Materialet e reja provojnë që familja princërore e Balshajve ishte një familje shqiptare e pranuar brez pas brezi nga shtetet fqinje të sllavëve”.
Kjo ka qenë një periudhë ku përvec izolimit ka patur dhe reflektim. Si e keni përjetuar?
“Më kujdes, por jo pesimist. Njeriu ka nevojë te dalë edhe nga detyrat e përditshme të vogla për t’u azhornuar në botën e madhe. Tek ngriu bota e madhe dhe ne si pjesë e saj, dashje pa dashje u ridimensionuam në një hapësirë më të madhe”.
Ju zgjodhët që të jeni historiane. Koha është elementi më i rendësishëm në jeten tonë. Cfarë eshtë historia për ju?
“Çfare roli ka koha në kombin, në ndjesinë e njeriut vetë. Kur sot ne entuziasmohemi për elementë identike tonat, kjo tregon që ky emocion do të trashëgohet dje jetojë sa kohë te rojë dhe kombi ynë”. /Jetona Kocibelli/
Top Channel