Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune 05/11 16:30
Korça u kthye në qendër të muzikës lirike, me zhvillimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëtarëve të Shkollave të Mesme të Muzikës “Tefta Tashko Koço”.
Në këtë edicion morën pjesë 6 gjimnaze artistike nga Shqipëria, të cilat sollën në skenë zëra të rinj që interpretuan pjesë nga repertori klasik muzikor. Festivali riktheu një traditë të hershme të qytetit të Korçës, i njohur për kontributin e tij në kulturë dhe art.
Ky festival synon të vijojë si një traditë e përvitshme, në mbështetje të talenteve të reja dhe zhvillimit të artit lirik shqiptar.
Top Channel