Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë ekskluzivisht në Tiranë, më 11 korrik 2026.
Për këtë koncert do të ndërtohet një stadium i posaçëm me një kapacitet prej 60,000 spektatorësh.
Stadiumi po ndërtohet ekskluzivisht për këtë performancë si një strukturë e përkohshme, i vendosur përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, rreth 2 kilometra nga qendra e qytetit.
Si një nga artistët më me ndikim të kohës sonë, Kanye West, i njohur ndryshe si YE ka formësuar muzikën, modën dhe kulturën globale për më shumë se dy dekada, i njohur për punën e tij që ka përcaktuar zhanre të reja dhe për performancat live inovative.
Ky event shënon një moment të rëndësishëm për praninë në rritje të rajonit në industrinë ndërkombëtare të eventeve live.
“Prania e tij në Tiranë përbën jo vetëm një moment të rëndësishëm për publikun shqiptar, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për të rritur profilin ndërkombëtar të vendit përmes industrisë së eventeve dhe turizmit kulturor. Ky aktivitet i përmasave të mëdha pritet të gjenerojë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, duke nxitur turizmin, rritur vizibilitetin ndërkombëtar dhe krijuar mundësi të reja bashkëpunimi për profesionistët e industrive kreative dhe të eventeve në Shqipëri, shkruan në një njoftim ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe.
Organizimi i koncertit realizohet nga kompania ndërkombëtare Streetlife, në bashkëpunim me Redcloud, të cilët do të mbështesin realizimin në terren të këtij eventi në Tiranë.
Top Channel