Statuja me firmën e Banksyt shfaqet në Londër/ Vepra misterioze paraqet një burrë me flamur që i mbulon fytyrën

30/04/2026 15:28

Një statujë e madhe është shfaqur papritur në qendër të Londra, duke ngritur dyshime se mund të jetë vepër e artistit enigmatik Banksy.

Skulptura paraqet një burrë të veshur me kostum, që marshon përpara mbi një piedestal, ndërsa mban një flamur që i mbulon fytyrën. Ajo u pa për herë të parë të mërkurën në zonën e St James’s dhe është vendosur në Waterloo Place, pranë monumenteve historike si ai i Mbretit Eduard VII dhe memorialit të Luftës së Krimesë.

Në bazën prej guri të piedestalit është gdhendur emri “Banksy”, çka ka shtuar spekulimet se vepra mund të jetë e tij, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Banksy, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka realizuar edhe më parë instalacione të papritura në Londër. Në vitin 2004, ai vendosi statujën “The Drinker”, një interpretim ironik i veprës së Auguste Rodin, e cila u vodh pak kohë më pas. Ndërkohë, dhjetëra qytetarë dhe turistë janë mbledhur rreth statujës së re për ta fotografuar, duke e kthyer atë menjëherë në një pikë tërheqjeje në kryeqytetin britanik. Vepra që pretendohet se është e Banksyt ka disa simbolika që nga zhdukja e identitetit.

Kritika ndaj nacionalizmit, Konformizmi dhe “marshimit te verbër”. Vendosja mes monumenteve historike tradicionale e përforcon kontrastin: një “hero modern” që nuk ka identitet, ndryshe nga figurat klasike që përfaqësojnë lavdi dhe qartësi historike.

Top Channel