Foto/ Ditëlindja e parë e vajzës, bashkëshortja e Kobe Bryant bën urimin prekës…

21/06/2020 13:39

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, festoi sot ditëlindjen e parë të vajzës Capri, duke postuar foto të vogëlushes në krahët e babait të ndjerë.

Në imazhin prekës, ish-ylli i NBA-s shihet duke mbajtur në krahë vajzën e porsalindur, ndërkohë që përkrah tij ka dhe të shoqen.

“Gëzuar ditëlindjen e parë Capri! Mami, babi, Nani, Gigi dhe BB të duan shumë!!!”, ka shkruar Vanessa në rrjete sociale.

Sakaq, kujtojmë se më 26 janar, në një fluturim me helikopter humbën jetën Bryant, vajza e tij Gianna, trajneri i bejsbollit John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa, Christina Mauster, Sarah Chester dhe vajza e saj Payton, si edhe piloti Ara Zobyan .

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA