Këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish, ka marrë së fundmi një urdhër mbrojtjeje për t’i shpëtuar fansit të fiksuar pas saj.
Sipas TMZ-së, këngëtarja ka marrë një urdhër mbrojtjeje për tre vite, kundër fansit që e ndiqte ngado ku shkonte. Urdhri i dhënë të enjten, e ndalon fansin 24-vjeçar, që të ketë çdo lloj kontakti me këngëtaren dhe prindërit e saj, të afrohet pranë shtëpisë së saj, apo në vendet ku ajo shkon.
Ndërkohë Billie shpreson për një zgjatje të urdhrit në 5 vite, për t’u ndjerë edhe më e sigurt. Eilish tha se ai është futur pa leje në shtëpi dhe pyeste të atin e saj nëse ajo jetonte aty.
Ndonëse u detyruan ta largonin, ai u kthye sërish natën vonë dhe sipas këngëtares bënte sjellje të çuditshme. “Ai hyri në shtëpinë tonë. Babai im vazhdimisht i kërkoi të largohej, por ai nuk pranoi”, ka thënë këngëtarja 18-vjeçare.
Top Channel