16 vjeç refugjat dhe sot arkitekt fitues në Angli, si dhe pjesë e komunitetit të arkitekturës botërore

20/06/2020 20:00

Përparim Rama është arkitekt dhe artist konceptual, i cili i shndërron idetë në hapësira.

Arkitekti shqiptar me famë botërore është dhe themelues i 4M Group me seli në Londër, ai është përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit. Projektet e tij përfshijnë rezidenca luksoze deri tek ato komerciale, nga hotelet luksoze deri tek planifikim urban.

Rama është një arkitekt me shumë vizion dhe puna e tij e shkëlqyer është vërejtur edhe nga media si London Building Design Magazine, BBC, RAI, gazeta The Time. Përparim Rama kërkoi azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992 në moshën 16 vjecare. Jeta në Kosovë në fillim të viteve 90 nuk ishte aspak e lehtë. Kur kujton ditët e para në Angli, në mendje i vjen malli për familjen, shoqërinë, vendlindjen.

Arkitekti shqiptar Përparim Rama, kujton se si babai i tij kishte marrë borxh 3000 marka të asaj kohe, për biletën e avionit dhe i kishte dhenë pak para me vete. Jeta e tij është shumë dinamike në Angli, por edhe me projektet e shumta në botë dhe koha kalon shpejt, ai mundohet që të kalojë sa më shumë kohë me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten

Autore e Diaspora : Ledja Liku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA