Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil/ Sokrat Vata u arrestua në mjetin që drejtohej nga dy shtetas turq, dyshohet se ishte ‘bodyguard’ i njërit prej tyre

18/08/2026 13:13

42 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjecarit portugez në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principotes” në Ksamil.

Policia shoqëroi edhe dy shtetas turq që ndihmuan Sokrat Vatën të largohej, duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre pas vrasjes në Ksamil.

Policia po heton gjithashtu edhe rolin e ciftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk.

Top Channel