Sulm me raketa ruse në Kharkiv, të paktën 10 të vrarë dhe 8 të plagosur në Ukrainë

18/08/2026 09:07

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa ruse në Kharkiv, sipas guvernatorit të rajonit, Oleg Synegubov.

Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë punën në zonën e goditur.

Sulmi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në ndërtesa dhe automjete. Të paktën 10 shtëpi private janë dëmtuar, së bashku me një kafene, një zyrë postare, një dyqan dhe të paktën shtatë makina.

Kharkiv, një nga qytetet kryesore të Ukrainës pranë kufirit me Rusinë, ka qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë. Përditësimet e fundit nga autoritetet ukrainase konfirmojnë se sulmet ndaj qytetit dhe rajonit vijojnë

Top Channel