Shkelje e protokollit të covid-19/ 53 drejtues mjetesh të ndëshkuar në 24 orë

19/06/2020 14:20

Kontrollet e Policisë Rrugore, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë vazhdojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar 260 mjete dhe janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh, njofton policia.

“Në vijim të planit të masave të hartuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të shumta ndaj mjeteve të ndryshme, kryesisht ndaj mjeteve që transportojnë punëtorët e fasonerive, të cilët nuk respektojnë nenin 3 të Aktit Normativ datë 15.03.2020, për ruajtjen e distancës fizike.

Në zbatim të këtij plani janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh, për mosrespektim të protokollit të sigurisë.

Policia Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimet me përgjegjshmëri, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA