Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyn për në 3 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca u shty me kërkesë të avokatit, i cili ka kërkuar kohë të njihet me dosjen.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në mars për mosdeklarim të pasurisë, duke rrezikuar nga gjobë deri në 3 vite burgim. SPAK mbylli hetimet ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për disa akuza të rënda.

Ai akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, sipas nenit 257/a të Kodit Penal. Vetë Llalla tha se është njohur me akuzën e prokurorisë, dhe se pret të mbrohet me avokat në procesin gjyqësor.

Llalla i ka mohuar akuzat e ngritura nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Prej kohësh, ai ka sjellë prova në procesin hetimor, duke rrëzuar kështu akuzat e tjera që ishin ngritur ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA