FOTO/ 24-vjeçari me aftësi të veçanta “pushton” “Tik Tok”-un

17/06/2020 21:21

Një 24-vjeçar me aftësi të veçanta, nga Nju Jorku i SHBA-ve, është kthyer në një nga personazhet më të dashur për përdoruesit e aplikacionit “Tik Tok”.

Colby Van Voorhis, ka disa kohë që ka hapur një llogari në “Tik Tok” dhe videot e tij kanë marrë shumë vëmendje , duke u klikuar plot 15 milionë herë. Ai luan, kërcen dhe bën të tjerët të qeshin.

“E di që jam pak i çuditshëm, por videot që unë publikoj janë mënyra më e mirë për të bërë të tjerët të ndihen mirë. Unë e kam pranuar veten time kështu siç jam dhe dua të inkurajoj të tjerët që të mos demoralizohen.

Më pëlqen të bëj njerëzit të qeshin, më bën të ndihem mirë. Kur je një njeri si unë duhet të mësohesh të qeshësh me veten sepse njerëzit do të thonë gjëra të pavërteta. E urrej kur njerëzit më thonë që të vjen keq për ty. Përse duhet të ndihen keq për mua. Jam i lumtur me kaq sa kam”, u shpreh Colby.

Sakaq, 24-vjeçari ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik. Ky çrregullim prek një në 100.000 mijë lindje, shkruan Metro.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA