Stormi është personi më i rëndësishëm në jetën e Kylie Jenner, dhe këtë miliarderja 22 vjeçare e ka treguar vazhdimisht.

Por vetëm pak minuta më parë, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka publikuar një nga fotot më të ëmbla me të voglën e saj, gjatë prapaskenave të fotosesiont për “Vogue Czechoslovakia”, bashkë me një dedikim të veçantë.

“E dua aq shumë këtë bebe të vogël sa dua të shpërthej…Ndonjëherë e shoh dhe qaj kur e di se nuk do të jetë më kurrë kaq e vogël. Kush e kishte menduar që diçka kaq e vogël të merr pjesën më të madhe të zemrës. Zoti nuk bëri asnjë gabim me ty,” shkruan Kylie në postim.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel