Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi megjithëse është shpresh aktive në Instagram, asnjëherë nuk ka ndarë mesazhet që i dërgojnë fansat, aq më pak ato negativet.

Por në fundmi në DM-in e aktores bukuroshe ka mbërritur një mesazh tepër ofendues që i ka habitur të gjithë. Teksa e akuzon për operacione plastike, një fanse e irrituar i shkruan ndër të tjerash: “Aman se sa keni jetuar këtu në Shqipëri keni ngrënë bukë e groshë për natë e tani po të mban burri mbi sup me lekët e veta”.

Kjo ka nxitur edhe kundërpërgjigjen e Almedës, e cila e ka marrë mesazhin me sportivitet e humor: “Ohhh dua të shtoj një detaj. Unë akoma vdes për bukë me groshë…por kur e shoqëron me një qepë të thatë”.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA