Vallëzim me nota dashurie/ Tërbohet Lulzimi, Andueli i “rrëmben” Antonetën

14/06/2020 16:28

Një vallëzim me nota dashurie u kërcye sot në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”, protagonistë ishin Antoneta dhe Andueli.

Shkëndija mes tyre ka pasur prej kohësh, ndërsa tani mund të themi se jemi pranë finalizimit të çiftit të dytë në “PërPuthen”.

Antoneta e ka pohuar se pëlqimi i saj është i orientuar mes dy personave, Anduelit dhe Lulzimit. Marrëdhënia e Lulzimit dhe Antonetës është krisur dhe kjo u transmetua në takimin që ato kishin realizuar këtë javë, tek debatuan jo pak për gjërat që i shqetësonin nga njëri-tjetri.

Kjo situatë duket se u shfrytëzua nga Andueli, i cili me anë të një vallëzimi emocionoi  Antonetën dhe kjo e fundit vendosi që javën e ardhshme të realizojë një takim me të.

Për të parë momentin, ju ftojmë të ndiqni videon duke filluar nga minuta e 46.

 

FOTO GALERI
8/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA