PërPuthen/ Habit Rexhepi: Dëshiroja t’i kërkoja falje Margaret në vend të Dejvit…

14/06/2020 15:45

Rexhepi dhe Margaret, realizuan një takim së bashku në “PërPuthen”. Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe u shikua një lloj kimie mes tyre.

Qetësia e Rexhepit u përçua tek Margaret me doza të larta dhe ajo e pranoi se i vlerson shumë persona të tillë. Megjithatë, vlersimi ndaj Rexhepit u shtua edhe më shumë, kur ky i fundit u shpreh se në momentin që Dejvi nuk i kërkonte të falur Margaret për atë që ndodhi mes tyre (Dejvi i kërkoi puthje Margaret dhe kjo e fundit e refuzoi dhe mes tyre u nxit një debat), ai ishte i gatshëm të pohonte një gjë të tillë në vend të tij. Gjithashtu Rexhepi shtoi se është një tip i ndrojtur dhe nuk para flet në takime, ndërsa në takim me Margaret ai doli paska nga vetja dhe ndihej shumë i lirshëm.

“Takimi me ty shkoi shumë mirë (I drejtohet Rexhepi Margaretës), por kur isha me ty më bëri që të flas dhe më shumë. Jam pak djalë i ndjeshëm dhe kur Dejvi bëri atë gjest unë u ndjeva keq dhe do t’i kërkoja falje në vend të Dejvit Margaretës. Unë nuk shoh asnjërin si konkurrent dhe vajzat duhet të na përzgjedhin për karakterin që i përshtatet”, u shpreh Rexhepi.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA