Plot 415 mijë euro në muaj, brenda vilës super luksoze ku këngëtarja e famshme do të kalojë verën (FOTO)

13/06/2020 18:57

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, duket se ka vendosur që verën e këtij viti ta kalojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja shkruajnë se 32-vjeçarja do të pushojë në bregdetin e Hamptons, një prej zonave të preferuara të njujorkezëve gjatë muajve të nxehtë.

Thuhet se bukuroshja ka marrë me qira një super vilë, për të cilën do të paguajë një shifër marramendëse çdo muaj. Burimet pranë këngëtares thonë se ajo do të paguajë plot 415 mijë dollarë në muaj për të qëndruar në vilën luksoze.

Vila në fjalë është e njëjta ku Khloe dhe Kourtney Kardashian filmonin dikur serialin e tyre “Khloe and Kourtney take The Hamptons”.

Prona ka plot pesë dhoma gjumi, gjashtë banja dhe gjithçka tjetër që mund t’i nevojitet Ririt për të kaluar disa ditë qetësie. Vila ka gjithashtu një plazh privat, disa jetë ski dhe një barkë nëse 32-vjeçares do t’i lindë dëshira për ndonjë aventurë blu në oqeanin Atlantik.

FOTO GALERI
9/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA