Rrëfehet JK Rowling: Jam abuzuar dhe vetë në familje, kam rënë pre e agresionit seksual

12/06/2020 14:03

JK Rowling rrëfeu për herë të parë historinë e dhimbshme të abuzimeve në familje dhe sulmeve seksuale për herë të parë, dhe këtë e bëri përmes një eseje të gjatë dhe shumë personale, të shkruar si përgjigje ndaj kritikave që iu bënë komenteve të saj publike për çështjet e transgjinorëve.

Në një deklaratë prej 3600 fjalësh, autorja e “Harry Potter”, përshkroi më shumë hollësi se si është përfshirë në debatin “ gjithmonë e më të hidhur e të polarizuar” rreth konceptit të identitetit gjinor. Ajo tregoi se është “abuzuar dhe vetë në familje, e ka rënë pre e agresionit seksual”, duke i cituar këto fakte përkrah besimit të saj te liria e fjalës dhe përvoja si mësuese.

“Unë po i përmend këto gjëra tani jo në një përpjekje për të mbledhur simpatinë, por jashtë solidaritetit me numrin e madh të grave që kanë histori si ato të mia, të cilat janë lodhur për shqetësime rreth hapësirave të një seksi,” shkroi Rowling.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA