E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro 01/07 18:03
Dy reperët e famshëm, Nicki Minaj dhe 6ix9ine, kanë publikuar së fundmi klipin e tyre më të ri.
Edhe pse ka pak ditë që është liruar nga burgu, 6ix9ine duket se po bën namin me projekte të reja. “Trollz” është titulli i këngës dhe që menjëherë i “ngriti” temperaturat për këtë verë.
Në videoklip, Nicki shfaqet “topless” teksa është mbuluar vetëm me disa figura yjesh. Pamja e saj ekstravagante ka tërhequr jo pak vëmendjen në rrjet dhe të gjithë po flasin sot për Nicki-n.
Ndërkohë, 6ix9ine është në arrest shtëpie, por kjo nuk e pengon aspak reperin të bëjë këngë të reja dhe videoklipe hot!
Top Channel