U bë nënë në moshën 17-vjeçare, kunatën e modeles miliardere e kërcënojnë me vdekjen e foshnjës së saj (FOTO)

11/06/2020 22:57

Motra e këngëtarit të famshëm, Zayn Malik, ka zbuluar së fundmi se po e kërcënojnë me vdekjen e vajzë me vdekjen e vajzës së saj të vogël.

Në janar të këtij viti, Safaa solli në jetë një vajzë, të cilës madje i ka hapur edhe një llogari në “Instagram” ku numëron 32 mijë ndjekës.

Por kur një shoqe e 17-vjeçares postoi një foto të vogëlushes në “Instagram”, nisi të merrte disa mesazhe kërcënuese.

“Kur fëmija i saj të vdesë ju do ta dëgjoni gjithashtu. Shpresoj që fëmija i saj të vdesë. Është e shëmtuar”, thuhej në mesazh.

Nëna e vajzës së vogël vendosi që mesazhin ta bënte publik dhe në të shkruante: “Çfarë botë e neveritshme”.

Kunata e modeles së njohur, Gigi Hadid, tregoi sa e lumtur ishte që është bërë në moshë të vogël duke thënë:

“Të jesh nënë e re do të thotë se jemi takuar pak më heret por gjithashtu që do të dua pak më gjatë. Disa njerëz thanë se jeta ime mbaroi me ardhjen tënde në jetë por në fakt sapo filloi. Ti nuk më more të ardhmen por më dhe një të re”, kështu e shprehte lumturinë Safaa kur u bë nënë për herë të parë, edhe pse në moshë shumë të vogël.

Safaa u martua me të dashurin e saj 18-vjeçar, Martin Tiser në një ceremoni tradicionale myslimane në shtator. Më pas zbuloi se do bëhej nënën në nëntor duke shkruar: “Është një vajzë.”

Këngëtari Zayn, i cili është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Gigi Hadid, nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni.

FOTO GALERI
10/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA