FOTO/ Pas ndarjes nga boksieri, modelja shqiptare “kapet mat” me Sylvester Stallone

09/06/2020 20:43

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, ishte kryefjala e lajmeve rozë disa muaj më parë, pasi konfirmoi ndarjen nga boksieri Robin Haxhi Krasniqi. Heidi asokohe rrëfeu se ndarja e tyre ishte paqësore dhe ende vijonin të ruanin kontaktet dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Teksa po shijon jetën si beqare, modelja shqiptare duket se ka rastin që të jetë pjesë e takimeve me të famshmit ndërkombëtarë. Ajo mori pjesë në një festë të zhvilluar në një jaht, ku i pranishëm ishte dhe aktori me famë botërore, Sylvester Stallone.

Heidi e titulloi fotografinë me mbishkrimin “Vera po vjen”, duke treguar kështu se ky lundrim në det i jep asaj freskinë dhe atmosferën e sezonit veror.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel