FOTO/ Del në shitje për 30 milionë euro ish vila luksoze e James Bond

09/06/2020 17:49

Ish vila e aktorit legjendar James Bond, Sean Connery, është nxjerr në shitje për 30 milionë euro.

Prona luksoze buzë detit që ka qenë në pronësi të “agjentit 007” ndodhet në rivierën franceze, pranë një porti në Nicë. Vila me katër kate ka në përbërje të saj tetë dhoma gjumi, një ashensor, dy pishina -një dimërore dhe një në natyrë- si edhe një sauna e një palestër.

Edhe pse Sean ka disa vite që e ka shitur vilën, banorët e zonës ende e njohin si prona e “James Bond”.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme:

FOTO GALERI
2/21

Top Channel