Artistja e njohur britanike merr vendimin befasues, shfaqet me të brendshme: Kam vendosur të…

08/06/2020 16:48

Ajo është nëna krenare e dy vajzave të vogla por gjithmonë ka marrë vëmendjen e mediave rozë për fotot e saj. Bëhet fjalë për Helen Flanagan, e cila së fundmi ka zbuluar detaje që shumë kush nuk do e bënte për sa i përket trupit të saj.

Ajo të dielën premtoi se nuk do të rregullojë më fotot e trupit të saj, pasi do të duket origjinale dhe një shembull i mirë për fëmijët.

‘Kam pasur fatin të mbaj në bark dy fëmijë të shëndetshëm dhe i kam ushqyer me gji për pothuajse dy vjet. Lëkura ime e barkut ka ndryshuar, edhe gjokset e mia kanë ndryshuar dhe këto ndryshime më kanë bërë më pak të sigurt në vetvete.

Kam celulit, nuk kam të pasme të mëdha dhe e kam modifikuar në të shkuarën…’ shkruan Flanagan, që lëshon një mesazh inkurajimi për të gjitha femrat: ’Pranojeni veten tuaj ashtu siç jeni, pa u munduar të tregoheni për atë që nuk jeni…’ Të bërit nënë kanë sjellë shumë ndryshime për artisten e bukur në lidhje me vetveten dhe imazhin e saj social, ku ka vendosur të shfaqet tani e në vazhdim, në mënyrë realiste dhe pa modifikime, siç ka ndodhur shpesh në të shkuarën:’ Dua tu mësoj vajzave të mia të dashurojnë dhe të ndjehen të sigurta për lëkurën e tyre, sepse bukuria është brenda nesh”.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA