PërPuthen/ Nuk i kërkoi të falur! Margaret largohet nga studio…

07/06/2020 16:20

Lojë me shishe, me “shotsa” apo me letra. Kjo është mënyra se si Dejvi zgjedh të realizojë takimet e tij në rubrikën “PërPuthen”.

Ai ka pasur tre takime që nga ardhja në emision, dy me Margaret dhe një me Edonën. Por në takimin e fundit që kishte me Margaret gjërat nuk shkuan aspak mirë. Kjo pasi ai ngulmoi që t’i rrëmbente një puthje Margaret, e cila si përgjigje zgjodhi të largohej nga takimi. Debati mes tyre vazhdoi dhe në studio. Margaret kërkoi që Dejvi t’i kërkonte të falur për aq sa ndodhi, por ai hezitoi të bënte këtë gjë. Kjo u bë shkak që Margaret të largohet dhe nga studio.

Dejvi e ndoqi dhe kërkoi që të sqaroheshin, megjithëse konfirmonte se falje nga goja e tij nuk dilte. Ata u larguan nga studio dhe rreth kësaj situate do të mësohet më shumë javën e ardhshme.

FOTO GALERI
3/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA